Dita Botërore e Hipertensiontit 2016 lightbox[Hipertensioni alb]Dita Botërore e Hipertensiontit 2016

 

Dita Botërore e Hipertensiontit 2016

 

Dita Botërore e Hipertensionit festohet çdo vit më 17 maj për të rritur ndërgjegjësimin e përbashkët të publikut në lidhje me hipertensionin, masat parandaluese dhe komplikacionet e tij, përmes shumëllojshmërisë të aktiviteteve dhe ngjarjeve.

 Dita Botërore e Hipertensionit çdo vit përdor një temë të caktuar për të bërë fushata efektive në nivel ndërkombëtar, të zgjedhur nga Liga Botërore e Hipertensionit. Presioni i gjakut, i rekomanduar nga Liga Botërore e Hipertensionit, duhet të jetë më pak se 140/90 mmHg për popullatën e përgjithshme dhe hypertensivët pa komplikacione, ndërsa për njerëzit me diabet mellitus ose sëmundje kronike të veshkave, tensioni duhet të jetë më pak se 130/80 mmHg.

 Tema për vitin 2016 është "Mësoni presionin e gjakut juaj".

 

Çfarë është hipertensioni?

Hipertensioni quhet gjendja gjatë së cilës presioni i gjakut arterial është me i lartë se niveli normal (120/80 mmHg). Në shumë raste hipertensioni nuk jep simptoma duke u quajtur si vrasës i heshtur. Megjithatë në disa raste hipertensioni shumë i lartë mund të shfaqi disa simptoma të tilla si: dhimbje koke, përgjumje, palpitacion, shikim të turbullt, lodhje, marrje mendsh, konfuzion, ndjesi kumbuese në veshë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre të parregullta.

Ai ndahet në dy lloje (hipertension parësor ose esencial dhe hipertension dytësore) në bazë të faktorëve të ndryshëm që e shkaktojnë atë. Hipertensioni primar është lloji më i zakonshëm, shkaqet e të cilit janë të panjohura. Ndërsa shkaqet e hipertensionit dytësor janë dëmtimi i veshkave, aktiviteti i shtuar i gjendrës adrenale, sindroma e apnesë së gjumit, tumoret, drogat rekreative, mosfunksionimi i gjendrës tiroide, ngushtim i aortës, kushtet që lidhen me shtatzëninë, përdorimi për kohë të gjatë i barnave ose përdorimi i barnave të gabuara, pijet alkoolike, kequshqyerja etj

 

Share this