TEKNOLOGJIA E KURIMIT /
FILOZOFIA E SHËRIMIT

Zëri i pacientit është filozofia jonë. Ne i përkushtohemi trajtimit dhe shërimit. Kërkimi dhe zhvillimi në teknologjinë farmaceutike është çelësi i garantimit të cilësisë. Drejtimi i prodhimit udhëhiqet nga vlerat më të larta etike, ndershmëria dhe transparenca.


Misioni

Misioni
Misioni ynë është t’i sigurojmë njerëzve një mundësi për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe cilësinë e jetës. Këmbëngulja në kërkim të përsosmërisë është motoja e përditshme e Profarmës, kjo për ti siguruar klientit një produkt farmaceutik i cili përputhet me pritshmëritë e tij. Këtë ne e mundësojmë duke garantuar cilësi, efikasitet dhe siguri për produktet tona.
Zhvillimi i biznesit përmes plotësimit të nevojave të pacientëve është objektivi ynë kryesor. Ne e bëjmë këtë duke ofruar një partneritet të fortë me personelin mjekësor dhe farmacistët. Kjo është e reflektuar nga një listë e gjerë produktesh për të trajtuar patologji të ndryshme.

Vizioni

Vizioni
Objektivi ynë është që të krijojmë marrëdhënie të përhershme me pacintët dhe jo thjeshtë sukses të përkohshëm. Kështu, ne ndihmojmë në ofrimin e një kujdesi afatgjatë shëndetësor, duke siguruar jetëgjatësi dhe garantuar shëndet.

Vlerat

Vlerat
Ne punojmë me integritet dhe përgjegjësi të lartë sociale për të siguruar shëndetin e së ardhmes. Punojmë çdo ditë në përputhje me standartet, sepse shëndeti i njerëzve tanë varet nga disponibiliteti, cilësia dhe efikasiteti i barnave tona.
I përkushtohemi trajtimit dhe shërimit. Zëri i pacientit është filozofia jonë. Ne udhëhiqemi nga vlerat më të larta etike, ndershmëria dhe transparenca.

Share this