NJË TJETËR NIVEL
PËRKUJDESJE

Përkujdesja

Krijojmë një botë më të shëndetshme duke parë përtej biznesit për progresin e shëndetit. Vlera e suksesit tonë është dëgjimi i nevojave të shoqërisë, pjesë e së cilës jemi. Kjo është arsyeja që mbështesim, investojmë, sponsorizojmë në edukim, shkencë dhe kulturë.

Profarma ka implementuar politikën e balancuar të punës në përputhje me mundësitë e barabarta dhe trajtimin e barabartë, duke krijuar atmosferë pune ku çdo individ të ketë mundësi të tregojë aftësitë dhe talentin e tij për një performancë më të mirë e cila ndikon në suksesin e biznesit.
Profarma garanton siguri në punë për të gjitha nivelet e kompanisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Profarma ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës duke bashkëpunuar me organizata jo-fitimprurëse, të cilat punojnë me përkushtim dhe njohin interesat e qytetarëve për çështje të rëndësishme si shëndeti, edukimi dhe angazhimi qytetar në komunitet.
Nëpërmjet “Inisiativave të Korporatës” donacioneve dhe partneriteteve, “Profarma” si pjesë e strukturës së komunitetit ndihmon në përmirësimin e tij me çdo mënyrë të mundshme.

Share this