Blog

Dita Botërore e Shëndetit 2016

Dita Botërore e Shëndetit 2016 lightbox[whdalb]Dita Botërore e Shëndetit 2016

 

Dita Botërore e Shëndetit 2016

 Dita Botërore e Shëndetit mbahet çdo vit në 7 prill, për të shënuar përvjetorin e themelimit të OBSH-së, në vitin 1948. Çdo vit zgjihet një temë që nxjerr në pah një fushë prioritare të shëndetit publik.

Tema për Ditën Botërore të Shëndetësisë 2016 do të jetë diabeti, një sëmundje jo ngjitëse që ndikon drejtpërdrejt në miliona njerëz në nivel global, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

 

Diabeti është një sëmundje serioze kronike që ndodh kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive sasinë e prodhuar. Insulina është hormoni që rregullon nivelin e sheqerit (glukozës) në gjak. Ekzistojnë tre lloje kryesore të diabetit:

  1. Diabeti tip I, që është më i shprehur tek fëmijët dhe adoleshentët;
  2. Diabeti tip II, i cili është më i shpeshtë tek të rriturit dhe që lidhet me obezitetin apo mbipeshën, mungesën e aktivitetit fizik, kequshqyerjen, nivelin e lartë të kolesterolit/triglicerideve, hipertensionin; alkoolin dhe duhanpirjen;
  3. Diabeti gestacional, i shkaktuar gjatë shtatzënisë dhe që ndodh në 10% të shtatzënive në nivel global.

Rritja e nivelit të sheqerit në gjak, një efekt i zakonshëm i diabetit të pakontrolluar, mund të shkaktojë dëmtime të rënda të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave, dhe nervave. Nëse diabeti nuk mbahet nën kontroll mund të çojë në komplikacione të rënda të tilla si:

  • Sëmundje kardiovaskulare
  • Neuropati
  • Retinopati
  • Sëmundje të veshkave
  • Sëmundje vaskulare periferike, amputim

 

 Parandalimi

Për të ndihmuar në parandalimin e diabetit tip II dhe komplikacioneve të shkaktuara prej tij, njerëzit duhet të:

  • kontrollojnë dhe të ruajnë peshën optimale trupore;
  • kryejnë aktivitet fizik, të paktën 30 minuta në ditë;
  • ushqehen shëndetshëm, duke reduktuar konsumimin e sheqernave dhe yndyrnave të ngopura;
  • shmangin pirjen e duhanit - duhanpirja rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

 

 

Share this  

 

Dita Botërore e Autizmit 2017

Dita Botërore e Autizmit 2017 lightbox[waadalb]Dita Botërore e Autizmit 2017

 

Dita Botërore e Autizmit 2017

 

2 prilli 2017 shënon 9 vjetorin e Ditës Botërore të Autizmit. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve në mbarë botën në lidhje me individët me autizëm, veçanërisht fëmijët.

 

 Çfarë është Autizmi?

Çrregullimet e Spektrit Autik (ÇSA) janë çrregullime neurologjike komplekse, të njohura thjesht si autizëm.

Në mënyrë të veçantë, autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga deficite serioze në ndërveprimin shoqëror dhe komunikim, si dhe nga modelet e sjelljeve anormale (dmth përsëritjes së lëvizjeve të veçanta apo prirjes për t'u fokusuar në objekte të caktuara). Autizmi është i dukshëm në vitet e para të jetës së fëmijës dhe simptomat mund të variojnë nga shumë të lehta në të rënda. Shkaku i autizmit është ende i panjohur.

 

Fakte për autizmin nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve:

  • Çrregullimet e Spektrit Autik prekin 1 në 68 fëmijë në Shtetet e Bashkuara
  • Djemtë kanë 5 herë më shumë probabilitet për t'u prekur nga autizmi se sa vajzat (afërsisht 1 në 42 djem)
  • Autizmi mund t’i prekë në mënyrë të barabartë të gjitha grupet racore, etnike dhe sociale.
  • Vëllai dhe motra e një fëmije me autizëm ka 2% -18% mundësi për të patur autizëm.
  • Sipas kërkimeve shkencore, diagnostikimi i autizmit në moshën 2 vjeçare mund të quhet i saktë, i vlefshëm, dhe i qëndrueshëm.

 

Si bëhet diagnostikimi i autismit?

Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka vetëm 1 test për autizmin. Një diagnostikim për autizmin është i bazuar në vëzhgime klinike dhe në testimin e një ose më shumë testeve të standardizuara.

Përveç këtyre, duhen marrë në konsideratë intervistat me prindërit dhe historiku mjekësor i familjes.

Profesionistët që mund të diagnostikojnë më mirë autizmin janë psikologët, mjekët psikiatër, mjekët pediatër të specializuar, dhe patologët.

 

Si kuptohet nëse fëmija është autik?

Vetëm profesionistët mund të japin një diagnozë të saktë nëse një fëmijë është autik, por gjithashtu mund të evidentohen disa shenja nga prindi dhe mjeku pediatër, të cilat duhet të diagnostikohen më tej.

Treguesit e mundshëm të individëve me autizëm:

  • Nuk belbëzojnë ose nuk nxjerrin asnjë tingull deri 12 muajsh.
  • Nuk bëjnë asnjë gjest deri 12 muajsh
  • Nuk thonë asnjë fjalë të vetme deri 16 muajsh
  • Nuk kombinojnë dot dy fjalë deri 24 muajsh
  • Nuk përgjigjen kur i thërret në emër
  • Kanë humbje të aftësive artikuluese apo sociale në çdo moshë
  • Nuk dinë të luajnë me lodra
  • Tërhiqen nga një lloj i veçantë lodre
  • Nuk buzëqeshin
  • Në disa raste duket se e kanë dëgjimin të dëmtuar

 

Trajtimi i autizmit

Ende nuk ka një trajtim të caktuar për autizmin, por ekzistojnë disa mënyra të përshtatura trajtimi dhe edukimi që mund të reduktojnë disa nga sfidat që lidhen me këtë çrregullim. Trajtimet apo ndërhyrjet, sidomos në fillim të jetës së fëmijëve me autizëm, mund të ndihmojnë në reduktimin e sjelljeve të pakontrolluara si dhe edukimi i hershëm i ndihmon këta fëmijë të aftësohen për të qënë të pavarur.

Nuk ka një simptomë apo sjellje që identifikon të gjithë individët me autizëm, ashtu si nuk ka një trajtim të vetëm që mund të jetë efektiv për të gjithë. Në varësi të nevojave të fëmijës autik, mund të aplikohen terapi të tilla si: terapia e të folurit, terapi profesionale, terapi e integrimit ndijor si dhe të aplikohet analiza e sjelljes.

Shumica e profesionistëve janë dakord se ndërhyrja e hershme është shumë e rëndësishme dhe se një pjesë e konsiderueshme e individëve me autizëm i përgjigjen mirë programeve të strukturuara dhe të specializuara. Një program efektiv trajtimi për një fëmijë ose të rritur me autizëm:

  • ndërton interesat e tyre;
  • ofron një orar të paracaktuar;
  • mëson detyrat si një seri hapash të thjeshtë;
  • angazhon në mënyrë aktive vëmendjen në aktivitete të mirë strukturuara;
  • siguron përforcim të rregullt të sjelljes.

Angazhimi i prindërve është përcaktuar si një faktor i rëndësishëm në suksesin e trajtimit.

Për të ndihmuar maksimalisht në trajtimin e fëmijëve me autizëm apo me aftësi të tjera të kufizuara të ngjashme, Shoqatat e Autizmit ofrojnë kurse trajnimi për prindërit ose kujdestarët e fëmijëve autik për të plotësuar terapinë e trajtimit të tyre.

 

Share this  

Dita Botërore e Tuberkulozit 2016

Dita Botërore e Tuberkulozit 2016! lightbox[Tuberkulozi]Dita Botërore e Tuberkulozit 2016!

   

Dita Botërore e Tuberkulozit është një event që zhvillohet në të gjithë botën dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi tuberkulozin dhe përpjekjet për të parandaluar dhe trajtuar këtë sëmundje. Ky event mbahet më 24 mars të çdo viti dhe promovohet nga organizata të ndryshme të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në ditën Botërore të Tuberkulozit këto organizata zhvillojnë evente dhe aktivitete të shumta. Aktivitetet e fushatës përfshijnë:

  • Diskutimet në grup që organizohen për të gjetur mënyrat për të parandaluar tuberkulozin;
  • Ceremonitë e falenderimit ose aktivitete të tjera për të nderuar jetën dhe veprën e atyre që ia kushtojnë jetën parandalimit dhe luftës kundër tuberkulozit;
  • Ekspozita fotografike që ekspozojnë imazhe për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën mbi tuberkulozin.
  • Evente bamirësie për të mbledhur fonde për kontrollin e sëmundjes (së tuberkulozit) në vendet që kanë nevojë për ndihmë.

 

Tema e Ditës Botërore të Tuberkulozit për këtë vit është: "Sëbashku për t’i dhënë fund Tuberkulozit"

 

Tuberkulozi, është një sëmundje infektive bakteriale. Në mbrëmjen e 24 marsit 1882, Robert Koch, një mjek gjerman dhe shkencëtar, prezantoi zbulimin e tij të Mycobacterium tuberculosis, bakterit që shkakton tuberkulozin.

Tuberkulozi zakonisht prek mushkëritë, por gjithashtu mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit. Ai përhapet nëpërmjet ajrit, gjatë kollitjes apo teshtimave nga personat e infektuar me tuberkuloz. Në shumë raste infeksioni nuk shfaq simptoma dhe njihet si tuberkulozi latent. Rreth 1 në 10 persona me tuberkuloz latent, eventualisht përparon në tuberkulozin aktiv, i cili, nëse nuk trajtohet, vret më shumë se 50% të të infektuave.

Simptomat klasike të tuberkulozit aktiv janë: kolla kronike shpesh herë me gjurmë gjaku, ethe, djersitje natën, humbje në peshë, si dhe simptoma të ndryshme, si pasojë e infektimit të organeve të tjera.

 

Disa fakte:

  • Tuberkulozi (TB) është një prej sëmundjeve infektive që vret më shumë njerëz në mbarë botën.
  • Në vitin 2014, 9.6 milion njerëz u sëmurën me tuberkuloz dhe 1.5 milionë kanë vdekur nga kjo sëmundje.
  • Mbi 95% e vdekjeve nga tuberkulozi ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe është ndër shkaqet kryesore të vdekjes për gratë e moshës 15 deri në 44 vjeç.
  • Në vitin 2014, rreth 1 milionë fëmijë u sëmurën me tuberkuloz dhe 140 000 fëmijë kanë vdekur nga tuberkulozi.
  • Tuberkulozi është një nga vrasësit kryesor për njerëzit me HIV pozitiv: në vitin 2015, 1 në 3 persona me HIV vdisnin për shkak të TB.
  • Incidencat e tuberkulozit kanë rënë me një mesatare prej 1.5% në vit që nga viti 2000 dhe tani është 18% më e ulët se niveli i vitit 2000.
  • Shkalla e vdekjes nga tuberkulozi ka rënë 47% mes viteve 1990 dhe 2015.
  • Rreth 43 milionë jetë kanë shpëtuar nga trajtimet edhe pse u diagnostikuan me tuberkuloz mes viteve 2000 dhe 2014.
  • ‘T’i jepet fund epidemisë së TB në vitin 2030’ është ndër objektivat kryesore në mbarë botën.

 

 

 

 

 

 

 

Share this  

 

Dita Botërore e Sindromës Down 2016

Dita Botërore e Sindromës Down 2016 lightbox[wdsdalb]Dita Botërore e Sindromës Down 2016

 

Dita Botërore e Sindromës Down 2016

E hëna e 21 mars-it, 2016 shënon 11 vjetorin e Ditës Botërore të Sindromës Down. Çdo vit zëri i njerëzve me sindromën Down dhe i atyre që jetojnë dhe punojnë me ta, po dëgjohet më shumë.

Shoqata Internacionale e Sindromës Down inkurajon njerëzit në të gjithë botën të zgjedhin vetë aktivitetet dhe ngjarjet që do të zhvillohen për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se ‘çfarë është sindroma Down, çfarë do të thotë që të kesh sindromën Down, dhe se si njerëzit me këtë sindromë luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve dhe komunitetet ku jetojnë’.

Tema e Ditës Botërore të Sindromës Down për 2016-ën është:
“Miqtë e mi, Komuniteti im”- Përfitimet e mjediseve gjithëpërfshirëse për fëmijët e sotëm dhe të rriturit e “së nesërmes”.

Njerëzit me sindromën Down, në baza të barabarta me të tjerët, duhet të jenë në gjendje të gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta, si fëmijë dhe të rritur. Kjo përfshin mundësinë për të marrë pjesë plotësisht në komunitetet e tyre.

Realiteti për ata që vuajnë nga kjo sindromë karakterizohet nga qëndrime negative, diskriminimi dhe përjashtimi, duke krijuar komunitete ku fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down nuk mund të integrohen me sukses me moshatarët e tyre.

Nga ana tjetër, fëmijëve me sindromën Down si dhe atyre me aftësi të tjera të kufizuara u krijohen mjedise shoqërore, në të cilat ata respektohen dhe pranohen nga të gjithë si dhe ku u jepet mundësia për të marr pjesë në aktivitete të ndryshme.
Jo vetëm kaq, por këto mjedise përgatisin fëmijët e sotëm për jetën si të rritur nesër, duke bërë të mundur që të rriturit me sindromin Down të jetojnë, punojnë dhe të marrin pjesë plotësisht me besim dhe autonomi individuale në shoqëri së bashku me miqtë dhe kolegët e tyre.

 

Çfarë është Sindroma Down?
Sindroma Down është një nga anomalitë e shpeshta gjenetike që hasen në botë. Kjo sindromë është përshkruar për herë të parë më 1866 nga mjeku John Langdon Down që identifikoi i pari këtë sindromë, nga i cili ka marrë emrin. Shkaku i sindromës Down, i njohur gjithashtu si Trizomia 21, u zbulua në vitin 1959.

 

Çfarë e shkakton Sindromën Down?
Sindromi Down mund të shkaktohet nga një prej tre llojeve të ndarjes qelizore anormale që përfshijnë kromozom 21, që janë:
• Trizomia 21. Më shumë se 90% e rasteve me sindromën Down shkaktohen nga Trizomia 21, e cila është prania e një kromozomi shtesë (në kromozomin 21) që e ka ka origjinën në zhvillimin e as spermës apo vezës. Kur veza takohet me spermatozoidin dhe formohet veza e fekonduar, në kromozomin 21 janë të pranishëm tre kromozome (në vend të dy) dhe më pas gjatë ndarjes së qelizave, kromozomi shtesë përsëritet në çdo qelizë.
• Trizomia 21 Mozaik – Kjo formë është e rrallë (në më pak se 2 % të rasteve). Është e njëjtë me Trisominë 21, vetëm se kromozomi shtesë 21 haset jo në të gjitha qelizat, pra ka qeliza normale dhe anormale. Kjo anomali ndodh pasi veza është fekonduar. Emri "mozaik" rrjedh nga prania e qelizave normale dhe anormale njëkohësisht.
• Trizomia 21 me translokim – Haset në 3-4 % të rasteve. Ndonjëherë, një pjesë nga kromozomi 21 i ngjitet (translokohet) një kromozomi tjetër, zakonisht kromozomit 13, 14, 15 para dhe pas konceptimit.

 

 

 

Share this  

 

Dita Botërore e Shëndetit Oral

Dita Botërore e Shëndetit Oral lightbox[oralalb]Dita Botërore e Shëndetit Oral

 

Dita Botërore e Shëndetit Oral

Dita Botërore e Shëndetit Oral festohet çdo vit më 20 mars. Kjo është një ditë ndërkombëtare për të festuar të mirat e një gojë të shëndetshme dhe për të nxitur ndërgjegjësimin në mbarë botën për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjienës orale nga të gjitha moshat.

Kjo është një ditë ku njerëzit argëtohen e mbushur me shumë aktivitete që i bën njerëzit të qeshim, këndojnë dhe buzëqeshin!

 

Pse Dita Botërore e Shëndetit Oral është e rëndësishme?

Sepse 90% e popullsisë së botës vuajnë nga sëmundjet orale një herë në jetën e tyre dhe shumë prej këtyre sëmundjeve mund të shmangen me ngritjen e shoqatave qeveritare shëndetësore, me mbështetjen e shoqërisë dhe programeve të fondeve të posaçme për parandalimin, zbulimin dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve.

Për më tepër, Dita Botërore e Shëndetit Oral i ofron komunitetit për shëndetin oral dhe atë dentar, një platformë veprimi dhe ndihmë për të ulur shkallën e përgjithshme të sëmundjeve.

 

Cila është tema për 2016 e Ditës Botërore të Shëndetit Oral?

Dita Botërore e Shëndetit Oral 2016 synon që çdokush të njohi ndikimin që shëndeti oral ka në shëndetin e përgjithshëm fizik dhe që çdokush të ketë qëllimin e mire për të ndikuar tek këto ndryshime. Kjo do të jetë tema e përgjithshme e fushatës:

  • E gjitha fillon këtu. Gojë e shëndetshme. Trup i shëndetshëm

Ky mesazh i fuqishëm vjen si pasojë e të vërtetës globale mbi rëndësinë e shëndetit oral, dhe synon të nxisë audiencën për një lëvizje për ndryshim.

 

Cila është audienca për Ditën Botërore të Shëndetit Oral 2016?

Të gjithë mund të marrin pjesë në këtë iniciativë: shoqatat shëndetësore, grupet specialiste, organizatat anëtare dhe partnerët, grupet qeveritare, studentët, mësuesit, publiku në përgjithësi, dhe më gjërë.

Për këtë vit qëllimi është që çdokush të gjej kohë për të promovuar shëndetin oral në komunitetetin e tij si dhe për të rritur audiencën sa më shumë të jetë e mundur.

 

Share this