Loperamid

Loperamid
LoperamidLoperamidLoperamidLoperamidLoperamid
Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Jo
Jo
SA00228
Loperamid
2 mg
Tableta
Loperamid klorhidrat
Kuti x 20
Tableta - 2 mg … Read more

Tableta - 2 mg

Loperamidi është një antidiarreik i fuqishëm sintetik. Ai vepron drejtpërsëdrejti në paretet e zorrëve, ku lidhet me receptorët e opiateve, të cilët ngadalësojnë lëvizshmërinë e zorrëve. Loperamidi frenon kështu veprimtarinë peristaltike, e cila shpije në uljen e humbjes së lëngjeve dhe të elektrolitëve nga zorrët. Në këtë mënyrë vëllimi ditor i feçeve zvogëlohet, ndërkohë që veshtullia dhe dendësia e masës rritet.

Afërsisht 40% e barit të përdorur nga goja përthithet nga zorrët. Përqendrimet maksimale në serum arrihen 5 orë pas përdorimit të tabletave. Gjysmëjeta aparente e jashtëqitjes është 10.8 orë (luhatet nga 9.1 deri në 14.4 orë). Nga një dozë prej 4 mg, rreth 25% jashtëqitet e pandryshuar me feçet dhe 1.3% jashtëqitet nga urina si bar i lirë dhe si konjugat me acidin glukuronik brenda 3 ditësh.

Loperamid – 2mg tabletë përdoret në mjekim simptomatik të diarresë akute me etiologji të ndryshme, duke përfshirë edhe përkeqësimin akut të diarresë akute për një periudhë deri në 5 ditë në të rriturit dhe fëmijët mbi 2 vjeç e të diarresë kronike në të rriturit. Loperamidi, në të sëmurët me ileostomi mund të përdoret për të ulur numrin dhe vëllimin e defekimeve dhe për të forcuar konsistencën e feçeve.


Share this