Meliora

Meliora
MelioraMelioraMelioraMelioraMeliora
Sistemi Urogjenital dhe Hormonet Seksuale
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA01692
Meliora
200 mg + 500 mg + 660 000 IU + 15 mg
Ovula
Kloramfenikol, Metronidazol, Nistatin, Hidrokortizon acetat
Kuti x 12
Ovula - 200 mg + 500 mg + 660 000 IU + 15 mg … Read more

Ovula - 200 mg + 500 mg + 660 000 IU + 15 mg

Meliora përmban si lëndë aktive kloramfenikol, metronidazol, nistatin dhe hidrokortizon acetat. Meliora përdoret për të trajtuar ose parandaluar infeksionet vaginale dhe të qafës së mitrës të shkaktuar nga disa mikroorganizma të caktuar.

Indikimet:

  • trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës të shkaktuar nga bakteret aerobe dhe anaerobe (përfshirë Clostridium spp) si dhe nga mikroorganizmat Gram-pozitivë ose Gram-negativë;
  • trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës, të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis në kombinim me lloje të tjerë mikroorganizmash;
  • trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës, të shkaktuar nga Mycoplasma spp ose Chlamydia spp të shoqëruara me mikroorganizma të tjerë;
  • trajtimi i vaginitit mykotik të shkaktuar nga Candida në kombinim me lloje të tjerë mikroorganizmash;
  • trajtimi i vaginitit të përzier, të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis, Candida spp dhe Mycoplasma spp ose Chlamydia spp;
  • parandalimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës në gratë, të cilat janë duke iu nënshtruar një terapie me imunosupresivë, kortikosteroidë ose kemoterapi dhe gratë të cilat janë duke iu nënshtruar radioterapisë;
  • parandalimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës në pacientet të cilat do t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale ose diagnostikuese në zonën gjenitale (histerosalpingografi, kirurgji e tubave, biopsi e endometrit etj.);
  • trajtimi i florës patogjene përpara se të merret materiali për PAP - test, për të qartësuar fushën e mikroskopit duke përmirësuar interpretimin e PAP - testit.

Meliora – ovula indikohet të përdoret tek femrat e rritura. Në qoftë se është e nevojshme, mund të administrohet edhe tek adoleshentet.


Share this