Clopidolut

Gjaku dhe Organet e Homopojezës
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA00060
Clopidolut
75 mg
Tableta të veshura me film
Klopidogrel 75 mg (si Klopidogrel besilat)
Kuti x 20
Tableta të veshura me film – 75 mg … Read more

Tableta të veshura me film – 75 mg

Clopidolut përban si lëndë aktive klopidogrel, i cili bën pjesë në grupin e barnave antiagregante që ndikojnë në pllakëzat e gjakut. Pllakëzat janë qeliza të gjakut (më të vogla se rruazat e kuqe dhe të bardha), që agregohen së bashku gjatë koagulimit. Duke frenuar këtë agregim, barnat antiagregante, zvogëlojnë rrezikun e formimit të trombeve të gjakut (trombozës). Clopidolut merret për të parandaluar formimin e trombeve, veçanërisht në pjesët e ngurtësuara të mureve të enëve të gjakut, proçes që njihet si aterotrombozë dhe që mund të çojë në iktus, infarkt të miokardit dhe deri në vdekje. Mjeku juaj mund ta japë këtë bar për të parandaluar formimin e trombeve në rast se: - keni aterosklerozë të arterieve (ngurtësim i murit të enëve të gjakut); - keni kaluar infarkt të miokardit, iktus ose keni një sëmundje të enëve periferike të gjakut; - keni ndjerë dhimbje të fortë gjoksi (anginë e paqëndrueshme ose infarkt i miokardit); për trajtimin e këtyre sëmundjeve, mjeku juaj mund të ketë vendosur një “stent” në arterien e ngushtuar ose të bllokuar për të normalizuar qarkullimin e gjakut dhe mund t’ju ketë shtuar në terapi acidin acetilsalicilik (aspirinën), për të parandaluar formimin e trombeve.


Share this