Drazhe - 10 mg
Buskolamin përmban si lëndë aktive hioscinë butilbromur, e cila është një kripë e amoniumit kuaternar. Ky bar, në sajë të veprimit antikolinergjik, zotëron veti antispazmike dhe përdoret për të lehtësuar spazmat e muskulaturës së lëmuar. Buskolamin – drazhe 10 mg indikohet në:
- spazmat e traktit gastro-intestinal dhe të rrugëve gjenito-urinare;
- sindromën e zorrës së irrituar.