Prednizolon

Prednizolon
Prednizolon Prednizolon Prednizolon Prednizolon
Preparatet Hormonale Sistemike
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00306
Prednizolon
25 mg/2 ml
Tretësirë për injeksion
Prednizolon natrium fosfat
Kuti x 100 ampula
Tretësirë për injeksion - 25 mg/2ml … Read more

Tretësirë për injeksion - 25 mg/2ml

Prednizoloni është një kortikosteroid sintetik. Efektet farmakologjike të tij janë të ngjashme me ato të kortizolit (glukokortikoid natyral endogjen), efektet mineralokortikoide janë më të dobëta, ndërsa efektet antiinflamatore dhe imunosupresore janë më të fuqishme dhe për këtë veti është më i përdorur klinikisht. Indikimet: A: Me injeksion intravenoz ose intramuskular kur terapia orale nuk është e mundur. 1- Çrregullime endokrine – pamjaftueshmëri adrenokortikale primare, sekondare ose akute etj. 2- Çrregullime reumatike – si terapi mbështetëse për administrim për një kohë të shkurtër në: osteoartrit post – traumatik, sinovit; artrit reumatoid përfshi dhe artritin reumatoid juvenil; bursit akut dhe subakut etj. 3- Sëmundje të kolagjenit – mbajtës i terapisë në raste të veçanta të shkaktuara nga karditi reumatik akut, dermatomiozit sistemik. 4- Sëmundje dermatologjike – dermatit eksfoliativ, dermatit i rëndë seborroik, psoriazë, fungoide mykotike. 5- Gjendjet e alergjisë - astma bronkiale, dermatit të kontaktit, rinite alergjike sezonale, reaksione nga mbindjeshmëria ndaj barnave, reaksione urtikarie të shkaktuara nga transfuzionet. 6- Sëmundje gastrointestinale – kolit ulçeroz (terapi sistemike); enterit rajonal (terapi sistemike). 7- Sëmundje respiratore – pneumoni; si terapi antituberkulare. 8- Sëmundje hematologjike – anemi hemolitike; trombocitopeni idiopatike në të rritur (vetëm I.V., është i kundërindikuar si I.M.). 9- Sëmundje neoplastike – leuçemi dhe limfoma në të rritur; leuçemi akute tek fëmijët. B: Me injeksion intra-artikular dhe në indet e buta: si terapi mbështetëse për një administrim për një kohë të shkurtër në: osteoartrit post – traumatik, sinovit; artrit reumatoid; bursit akut dhe subakut; tenosinovit akut jospecifik. C: Me injeksion intralezional: lezione të lokalizuara, hipertrofike, inflamatore, infiltrative në: pllaka psoriatike, granuloma anulare, neurodermatite, nekrobioza lipodike diabetike; në tumorin cistik.


Share this