Logo

Kompania gjermane “DERMAPHARM Group” në Mars 2008 bleu shoqërinë “PROFARMA Sh.a.” Investimi i Dermapfarm Group synoi ngritjen e një fabrike të re dhe bashkëkohore për prodhimin e preparateve farmaceutike. Fabrika e re, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 27.000 metra katrore, e projektuar nga investitorët gjermanë plotëson normat ndërkombëtare te prodhimit (GMP –së), me një teknologji bashkëkohore europiane, me personel të kualifikuar dhe me një gamë të gjerë produktesh farmaceutike.

Kjo fabrikë e re nënkupton linja të reja dhe standarte bashkëkohore prodhimi. Fabrika e re vazhdimësi e experiencës dhe përvojës më të mirë të së shkuarës, shtrihet në një sipërfaqe totale prej 27.000 m², e ndarë në 8 godina dhe përfshin:
- Repartin e i Tabletave
- Repartin e Tretësirave për Injeksion me vëllim të vogël (Ampulat)
- Repartin Galenik (shurupe, ovula, supozitorë, pomada, xhele)
- Repartin e Tretësirave për Injeksion me vëllim të madh (Perfuzionet)
- Sistemin e magazinimit të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme
- Laboratorin e kontrollit të cilësisë.

I gjithë projekti është hartuar nga ekipi gjerman i “Dermafarm” në bashkëpunim me kompani të njohura vendase dhe të huaja me përvojë në inxhinierinë farmaceutike, logjistikë, si dhe ne sistemet moderne menaxhuese të proçeseve të prodhimit. Ai përfaqëson filozofinë moderne të prodhimit.

Në ambientet tona të prodhimit ndiqen standartet më të përparuara të SOP (Standart Operation Procedure) dhe GMP (Good Manifacturing Practice).

Copyright © Profarma